Elinara Shehu në një bisedë pa filtra: “Sot po promovojnë ata të rrugës!” - Rock, Arti, Piktura cover art

Elinara Shehu në një bisedë pa filtra: “Sot po promovojnë ata të rrugës!” - Rock, Arti, Piktura

Elinara Shehu në një bisedë pa filtra: “Sot po promovojnë ata të rrugës!” - Rock, Arti, Piktura

Listen for free

View show details

Në këtë episod të “Kinotekë n’Sol”, Elinara Shehu vjen në një rrëfim të gjatë, të sinqertë dhe pa filtra për jetën, artin, muzikën, pikturën dhe përplasjen e saj me një botë që shpesh kërkon kompromis.E njohur si një nga zërat më të veçantë rock të viteve ’90, Elinara kthehet pas në kohë për të folur për fillimet e saj, bashkëpunimet me emra të mëdhenj si Aleksandër Gjoka dhe Gent Demaliaj, kujtimet nga skena shqiptare dhe arsyet pse nuk pranoi kurrë të bëhej produkt tregu.Por kjo intervistë nuk ndalet vetëm te muzika. Elinara zbulon edhe pasionin e saj për pikturën, historinë me kritikun italian, mundësitë e humbura, veprën e saj më të veçantë dhe raportin e saj me artin si formë lirie. Ajo flet gjithashtu për mentalitetin shqiptar, paragjykimet ndaj grave dhe një histori personale që e ka tronditur për mënyrën si ende gjykohet femra.Në pjesën e fundit, Elinara shpërthen ndaj reality shoë-ve dhe mënyrës si televizioni shpesh promovon personazhe pa vlerë, famë të shpejtë dhe sjellje të fabrikuara. Sipas saj, është pothuajse e pamundur të jesh autentik në një format ku çdo gjë kthehet në lojë, spektakël dhe manipulim publik.Një intervistë për Elinara Shehun si artiste, grua, rokerë, piktore dhe personazh që nuk pranon të zbutet për t’i pëlqyer askujt.

adbl_web_anon_alc_button_suppression_t1
No reviews yet